Flash News

KRYESORE

Foto/ Rruga e amortizuar shkakton aksident në Koman, transportohen me helikopter 3 punonjës të HEC-it  

Një aksident me pasojë plagosjen e tre personave ka ndodhur sot në afërsi të Komanit.

Një kamion ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në greminë. Për rrjedhojë, tre personat që ndodheshin në makinë janë plagosur, dy prej të cilëve janë më rëndë.

Tre të plagosurit janë identifikuar me incialet A.L, I. Sh dhe K.Sh dhe janë dërguar me helikopter drejt Tiranës, për të marrë ndihmë më të specializuar. Mësohet se të lënduarit ishin të punësuar në një kompani që po kryen punime për llogari të Hec-it në Koman.

Sipas burimeve të politiko.al nga vendi i ngjarjes, shkak i aksidentit është bërë rruga e amortizuar.

Të fundit