Flash News

KRYESORE

Foto/ Rrugë e re në Zall-Bastar, Veliaj me banorët: Të bashkëpunojmë që qyteti të ecë përpara

Një rrugë e re i është shtuar njësisë adimistrative Zall Bastar.

Pasi inspektoi përfundimin e punimeve kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se rruga e re dhe rruga e Arbrit, që po ndërtohet nga qeveria, krijojnë një perspektivë të re per Zall-Bastarin, njofton zyra e shtypit e bashkisë.

“E kisha me shumë kënaqësi që festimet për 100 vjetorin e Tiranës Kryeqytet t’i fillonim nga Zall-Bastari, këtu ku kemi bërë edhe punë, e cila i ka rritur vlerën pronës dhe sot nga Pazari i Ri deri pazarin e Zall-Bastarit vjen për 25 minuta. Falë punës që po bën qeveria me rrugën e Arbrit dhe falë lotit të dytë, i cili na lidh me rrugën e Arbrit në Zall-Dajt, më vjen mirë që do takohemi sërish këtu në verë, për ta bërë ardhjen deri në Zall-Bastar si të jetë një ndër lagjet e tjera të Tiranës”, tha Veliaj.

Duke falenderuar banorët për bashkëpunimin e treguar në ndërtimin e rrugës dhe të qendrës së njësisë, Veliaj deklaroi se ky është treguesi më i mirë se aty ku nuk vendosen pengesa artificiale, puna ecën me shpejtësi dhe përfitues është i gjithë komuniteti.

Kreu i Bashkisë shprehu besimin se 100 vitet e ardhshme të Tiranës do të jenë vetëm histori suksesi dhe pune. Ai bëri thirrje për bashkëpunim në mënyrë që Tirana të jetë histori suksesi e një kryeqyteti europian. “Nëse duam që 100 vitet e ardhshme të Tiranës të jenë vetëm histori suksesi dhe pune, të një Tirane që ecën përpara, duhet të jemi motra e vëllezër që bashkëpunojmë për Tiranën tonë. Përtej partive është Tirona, përtej ndasive është Tirona, përtej ndryshimeve dhe diferencave, është Tirona. Duhet përtej së majtës, përtej së djathtës, socialistë, demokratë, të fshatit dhe të qytetit, të bashkëpunojmë që Tirana të jetë histori suksesi dhe një kryeqytet realisht europian nga sheshi “Skënderbej” deri këtu në sheshin e Zall-Bastarit”, tha  kryebashkiaku.

Të fundit