Flash News

KRYESORE

Foto/ Saimir Tahiri përballë zyrës së Edi Ramës, kafe me ish-ministrin e PS-së

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka qenë paraditen e sotme në një nga lokalet e njohura në Tiranë.

Tahiri ka qenë i pranishëm në kafen e cila ndodhet në zonën e dy Kullave, përballë godinës së kryeministrisë.

Ish-ministri i Brendshëm ka qenë në shoqërinë e ish-ministrit të Shëndetësisë, aktualisht deputet i PS-së, Ilir Beqaj, dhe avokatit të tij Maks Haxhia.

Pavarësisht përjashtimit të tij nga PS-ja, duket se Tahiri ruan ende miqësinë me deputetët socialistë.

Fotot janë publikuar nga Shekulli online.

Të fundit