Flash News

KRYESORE

Foto/ Salma Hayek feston nesër 53 vjetorin, mosha nuk i intereson

Aktorja e njohur meksikane Salma Hayek Pinault, përmes një postimi në Instagram njofton se ditën e nesërme mbush 53 vjeç.

Edhe pse në një moshë relativisht jo të re ajo ka një trup për tu pasur zili edhe nga vajzat e reja. Hayek ka nisur karrierën në telenovela dhe pastaj u fut edhe në botën e filmave amerikanë. Me trupin e saj ajo konkuron çdo modele në moshë të re. “Po, nesër bëj 53. Edhe?”- shkruan Salma në foto.

Që nga viti 2006, aktorja është e lidhur me miliarderin francez, Francois-Henry Pinault, me të cilin ka edhe një vajzë, Valentina Paloma. Në vitin 1996 revista “People” e përfshiu në listën e 50 femrave më të bukura në planet.

Të fundit