Flash News

KRYESORE

Foto/ Sarri jep leksione, si të konsumosh cigare gjatë ndeshjes

Trajneri i Chelsea, Maurizio Sarri njihet edhe si një përdorues i rregullt i cigares. ndryshe nga Seria A ku i lejohej të pinte cigare gjatë ndeshjes, rregullat e Premier League nuk ia lejojnë diçka të tillë.

Por pavarësisht kësaj, trajneri italian e ka gjetur mënyrën për të konsumuar cigare gjatë ndeshjeve.

Në ndeshjen e parë të kampionatit, atë ndaj Huddersfield, Sarri e ka konsumuar duhanin duke e kafshuar atë ndërsa në ndeshjen e dytë, ndaj Arsenalit, ai ka mbajtur pranë vetes disa paketa cigare dhe kur trupi i kërkonte nikotinë, Sarri ndizte cigaren edhe e hidhte në tokë. Arsyeja? Të konsumonte duhan përmes tymit që lëshonte në ajër.

Më herët, mediat britanike kanë raportuar se drejtuesit e Chelsea kanë nisur punën për ndërtimin e një "dhoma duhani" për ti ardhur në ndihmë trajnerit.

 

 

Të fundit