Flash News

KRYESORE

Foto serial/ Nga Los Angeles në Shanghai: si e ka kthyer botën në fanazmë Covid-19

Politiko.al

Covid-19 e ka gjunjëzuar botën. Siç dëshmojnë këto foto, nga Kina në Republikën Çeke dhe nga Holanda në Los Angeles të ShBA, virusi që ka marrë jetën e mijwra personave në të katër anët e globit i ka ‘ulur traun’ ekonomisë, biznesit, fluturimeve, lëvizjes së lirë dhe jetës normale.

Në 10 foto (sa 10 milion fjalë) historia e koronavirsuit shpalos, jo atë që ndodh në spitale dhe karantina shëndetësore apo individuale, por jashtë në atë që deri dje njihej si ‘e përditshmja’ e cila nuk është më. Ose ka ndërruar trajtën duke i bërë qytet të duken fantazma.

[caption id="attachment_369097" align="alignnone" width="1010"] Washington DC, ShBA
Një gazetar që mban veshur një dorezë plastike ngre dorën për t’i bërë pyetje Presidentit Donald Trump gjatë një konfrence për shtyp në Shtëpinë e Bardhë.
Foto: Win McNamee/Getty Images[/caption]

[caption id="attachment_369098" align="alignnone" width="1010"] Washington DC, ShBA
Ish zv/ Presidenti Joe Biden dhe Senatori Bernie Sanders takohen para se të fillojnë debatin presidencial për të përmbyllur primaret Demokrate në studiot e CNN.
Foto: Evan Vucci/AP[/caption]

[caption id="attachment_369099" align="alignnone" width="1010"] Słubice, Poloni Një punonjës shëndetësie i veshur me uniformë mbrojtëse u kontrollon temperaturën e polakëve që kthehen në shtëpi nëpërmjet kufirit me Gjermaninë. Foto: Odd Andersen/AFP/Getty Images[/caption]

[caption id="attachment_369100" align="alignnone" width="1010"] Wuhan, Kinë Një vullnetar drejton një robot dizinfektues nëpër rrugët e provincës. Foto: AFP/Getty Images[/caption]

[caption id="attachment_369101" align="alignnone" width="1010"] Pragë, Republika Çeke Një burrë ecën përmes rrugëve të shkretuara në Sheshin Hradčanské përballë kështjellës së mbyllur të Pragës. Foto: Martin Divíšek/EPA[/caption]

[caption id="attachment_369102" align="alignnone" width="1010"] Aalsmeer, Holandë: Miliona lule presin që të shkatërrohen pasi nuk u shitën në ankand si pasojë e përhapjes së Covid-19. Foto: Lex van Lieshout/EPA[/caption]

[caption id="attachment_369103" align="alignnone" width="1010"] Cúcuta, Kolumbi: Venezuelianët përpiqen të futen në Kolumbi ndërkohë që mbajnë veshur maska mbrojtëse për të parandaluar përhapjen e Covid-19. Foto: Schneyder Mendoza/AFP/Getty Images[/caption]

[caption id="attachment_369104" align="alignnone" width="1010"] Los Angeles, ShBA: Autostrada 110 Freeeway në qendër të qytetit. Baret, restorantet dhe klubet e natë u mbyllën me urdhër mesnatën e së dielës deri më 31 mars. Foto: Apu Gomes/AFP/Getty Images[/caption]

[caption id="attachment_369105" align="alignnone" width="1010"] Shanghai, Kinë: Këmbësorët me maska mbrojtëse në parkun Huang. Autoritetet e shëndetësisë thonë se vendi e ka kaluar pikun e epidemsië Covid-19. Foto: Yifan Ding/Getty Images[/caption]

[caption id="attachment_369106" align="alignnone" width="1010"] Duluth-Georgia (ShBA): Cody Casper mbi kalin ‘Just Al’ gjatë garës rodeo ‘Unleash the Beast’ që po mbahet me dyer të mbyllura për shak të Covid-19. Foto: Kevin C Cox/Getty Images[/caption]

Të fundit