Flash News

KRYESORE

Foto/ Sheshit tek “Medreseja” i shtohet një hapësirë pushimi për qytetarët

Nga sot, hapësira mes Rr. së “Dibrës” dhe Rr. “5 Maji” është hapur për qytetarët, duke u shndërruar në një shesh pushimi për kalimtarët, me ndriçim, gjelbërim dhe mund të shërbejë si një vend për zhvillimin e aktiviteteve social-kulturore, njofton zyra e shtypit e Bashkisë Tiranë.

Kryebashkiaku Veliaj tha se në 100 vjetorin e Tiranës Kryeqytet shumë hapësira të tilla do të transformohen në sheshe pushimi të gjelbëruara.

“Këtë vit qyteti ynë mbush 100 vjeç, kurse Medreseja ka 97 vjetorin, si një nga shkollat dhe hapësirat e para, jo vetëm për besimin, por edhe për arsimin në Tiranë. Ajo që duam të bëjmë për të festuar 100 vjetorin e Tiranës është që, të gjitha pikat e referimit të qytetit, t’i kthejmë në origjinë. Të thoshe:

“Te Medreseja”, deri para pak, nënkuptoje grumbullin e furgonëve dhe makinave që rrinin këtu përpara. Para se të hynin në shkollë, fëmijët kalonin përmes furgonëve, makinave e dum dum-eve”, kujtoi ai.

Në fjalën e tij, kryebashkiaku Veliaj kërkoi bashkëpunimin e të gjithë qytetarëve për ruajtjen e shesheve.

“Mezi pres që, kështu siç e kemi nisur çdo kryqëzim, të fillojmë të ndryshojmë cilësinë e hapësirave publike në të gjithë qytetin. I shoh kur thonë në televizor: ‘Ah, është prishur kjo!’ Dakord, kryetari i Bashkisë ka faj, po ai që e prishi a ka faj? Pra, do e kërkojmë gjithmonë fajin vetëm tek shteti apo do themi:

‘Hej, kjo nuk është prona e Lali Erit, por e të gjithë banorëve të Medresesë, duhet do ta ruajmë vetë’. Nëse e trajtojmë si bahçen tonë të përbashkët, besoj se ia dalim ta mirëmbajmë, në mënyrë që punëtorët të lirohen nga këtu dhe të shkojnë të bëjnë një bahçe diku tjetër”, u shpreh ai.

Të fundit