Flash News

KRYESORE

Foto/ Shoqet surprizojnë Xhensila Myrtezajn, festë beqarie në jaht

Këngëtarja Xhensila Myrtezaj dhe aktori Bes Kallaku do t'i japin fund beqarisë më 1 shtator dhe do të kurorëzojnë në martesë dashurinë e tyre disavjeçare.

Por, siç është kthyer në traditë tanimë edhe në vendin tonë, përpara dasmës është festa e beqarisë. Dhe sot këngëtarja është surprizuar nga mikeshat e saj dhe motra të cilat janë mbledhur sëbashku për t’u “tërbuar” në një jaht. Të veshura me të bardha dhe rozë vajzat e kanë nisur me shampanjë e po e vazhdojnë me kërcim.

Nga fotot e publikuara nga vetë këngëtarja shihet jahti i zbukuruar me trëndafila të bardhë dhe plot tullumbace, ndërkohë që ‘nusja’ duket mjaft e lumtur.

 

 

Të fundit