Flash News

KRYESORE

Foto/ Shpërfillet urdhri i bashkisë, autobusët urbanë sërish në qarkullim në Tiranë

Foto/ Shpërfillet urdhri i bashkisë, autobusët urbanë

Duke nisur prej ditës së sotme në qytetin e Tiranës nuk do të ketë më transport urban për një afat të pacaktuar. Ky ishte vendimi bashkisë, si një ndër masat për të parandaluar përhapjen e koronavirusit, që deri tani ka shkaktuar një viktimë në vendin tonë.

Megjithatë, këtë mëngjes duket se ky urdhër nuk po zbatohet nga të gjithë. Disa linja të autobusëve urbanë janë parë duke lëvizur normalisht, duke shpërfillur kështu urdhrin e kryebashkiakut.

Njoftimi i bashkisë së Tiranës dje:

Në vijim të planit të masave mbrojtëse në qytetin e Tiranës, me qëllim parandalimin e përhapjes së virusit COVID-19, Bashkia e Tiranës njofton të gjithë qytetarët se nga dita e enjte, datë 12 mars, do të pezullohet shërbimi i transportit publik për një afat të pacaktuar.

Për sa më sipër, prej orës 05:00 të ditës së nesërme, këto linja do të ndërpriten deri në një njoftim të dytë:  Shërbimi i transportit qytetas (linjat brenda qytetit të Tiranës); Shërbimi i transportit rrethqytetas (linjat që lidhin qytetin e Tiranës me ish njësitë administrative/ komunat); Shërbimi i transportit ndërqytetas ushqyes (linjat që lidhin Bashkinë e Tiranës me Bashkinë e Kamzës dhe Bashkinë e Vorës).

Bashkia e Tiranës kërkon mirëkuptimin e qytetarëve për masën e pezullimit të përkohshëm të këtyre shërbimive të transportit, por gjykon se masa është e domosdoshme për të rritur efiçencën e sistemit të mbrojtjes ndaj përhapjes së mëtejshme të virusit.

Të fundit