Flash News

KRYESORE

Foto/ Shpërthim tritol në derë të shtëpisë në Vlorë, ky ishte i riu, shënjestra e autorëve

Mesnatën e mbrëmshme dy shpërthime tritoli tronditën banorët e Vlorës. Fillimisht, pati shpërthim në derën e një apartamenti në lagjen “Lirimi”. Për pasojë, pati vetëm dëme materiale nga banesa. Sipas policisë, shënjestra e autorëve ishte 30-vjeçari Fajton Bata (i riu në foto), i cili nuk njihet si person me precedentë të mëparshëm penalë.

Si pasojë e shpërthimit të fuqishëm, e ëma e të riut ka përfunduar e shokuar në spitalin rajonal të Vlorës.

Deri tani nuk janë identifikuar autorët dhe motivet mbeten edhe të paqarta. Po ashtu, një tjetër shpërthim në lagjen “15 tetori” ka ndodhur disa minuta më vonë në Vlorë, sërish pa dëme në njerëz.

Të fundit