Flash News

KRYESORE

Foto/ Shqiptari i dënuar për vrasje përdori 13 emra falsë, kërkohet në Mbretërinë e Bashkuar

Hektor Mahmutaj, 43-vjeç, nga Fieri është shqiptari më i këkruar në Mbretërinë e Bashkuar.

Vendimi për dënimin me 25 vite burg në Shqipëri, me akuzën për vrasje është marrë në mungesë të tij.

Autoritetet në Londër kërkojnë ndihmën e qytetarëve në rast se ndeshen me këtë person.

Mahmutaj është arrestuar në janar të 2018 me qëllim ekstradimi. Megjithatë pas disa seancash, ai u la i lirë me kusht. Në 27 Mars 2019 ai u zhduk.

Autoritetet bëjnë me dije se Mahmutaj rezulton të ketë jetuar ilegalisht në Britani për më shumë se 20 vjet, duke përdorur 13 emra false për t’i shpëtuar zbulimit.

Në Prill të vitit 2000 ai u dënuar në mungesë pasi ka vrarë me armë zjarri një person kur ishte në një makinë me tre burra të tjerë në fshatin Bejar.

Interpol publikon të dhëna ku bëhet me dije se mbi Mahmutajn rëndojnë akuzat e “vrasjes me paramendim, prodhim ilegal dhe mbajtje të armëve dhe municioneve ushtarake, si dhe posedim dokumentesh fallso”.

Zyrtarët e Njësisë së Ekstradimit po kërkojnë në mënyrë aktive vendndodhjen e tij dhe i bëjnë thirrje kujtdo që ka të bëjë informacion të kontaktojë policinë në 101 ose tek numri 6548221/17, Tweet @MetCC, ose të telefonojë në mënyrë anonime në 0800 555 111.

Të fundit