Flash News

KRYESORE

Foto/ Si do të duket kulla në hyrje të rrugës së ‘Kavajës’ në Tiranë; do strehohet edhe hoteli i njohur

Një kullë është planifikuar të përfundojë në vitin 2021-të, në qendër të Tiranës. Mësohet se kulla do të ndërtohet në zemër të kryeqytetit, në hyrje të rrugës së ‘Kavajës’, aty ku sot ndodhet një lulishte (me përmasat e atyre që përurohen nga kryebashkiaku Erion Veliaj) dhe një parking.

Brenda kësaj kulle, që raportohet jo-zyrtarisht se do të jetë 52 kate, do të ketë hapësira banimi, zyra, restorante, salla konferencash, si dhe hotelin e njohur ‘Melia’.

Katet e sipërme të kullës do të jenë në pronësi të hotelit ‘Melia’, që do të ketë 140 dhoma, restorante dhe lokale.

Së fundmi janë marrë vendime të shumta nga bashkia e Tiranës dhe Qeveria për të ndërtuar disa kulla në zona të ndryshme të qytetit, pavarësisht premtimit me të cilin kryebashkiaku Veliaj u zgjodh në këtë detyrë: zero ndërtime.

Të fundit