Flash News

KRYESORE

Foto/ Si u pasqyrua në mediat e huaja spërkatja me bojë e kryeministrit Rama

Incidenti i ndodhur gjatë seancës parlamentare të së enjtes, ku deputeti Edi Paloka ka spërkatur me bojë kryeministrin Edi Rama, nuk ka kaluar pa u komentuar edhe në mediat e huaja.

Momenti i sperkatjes me bojë dhe reagimi i kryeministrit janë publikuar në mediat ndërkombëtare, duke u komentuar si incident që ka ndodhur pas një debati të nxehtë në Parlament.

Reagimin e Ramës në momentin e spërkatjes me bojë, “The Telegraph” e ka cilësuar edhe si foton e ditës, ndërkohë që komentet kanë qenë të shumta, duke ironizuar faktin se deputeti të paktën e bëri një herë “blu” kryeministrin.

Të fundit