Flash News

KRYESORE

Foto/ Skandali i ujrave të zeza në Ksamil, reagon deputeti i PS: Keqpërdorim fondesh, aferë ulëritëse

Deputeti i Partisë Socialiste për Sarandën Alket Hyseni ka reaguar pas skandalit të disa orëve më parë në plazhin e Ksamilit ku shpërthyen ujrat e zeza.

Hyseni i bën thirrje autoriteteve të venë para përgjegjësisë shkaktarët e kësaj gjendje që sipas tij ka ardhur si pasojë e keqpërdorimit të fondeve dhe aferave ulëritëse.

Reagimi i Hysenit:

Jam shumë i shqetësuar dhe i indinjuar nga situata skandaloze në Ksamil, si rezultat i shpërthimit të kanalizimeve të ujërave të bardha dhe të zeza. 

Duke i bërë thirrje urgjente Bashkisë Sarandë dhe Ndërmarrjes së Ujësjellës-Kanalizimeve që të stabilizojnë menjëherë situatën alarmante, kërkoj me forcë nga organet ligjzbatuese, që të fillojnë menjëherë proçedimin penal, gjetjen e autorëve përgjegjës dhe vendosjen para përgjegjësisë ligjore, penale dhe civile, të shkaktarëve të kësaj gjendjeje, të cilët me cilësinë e dobët të punimeve, projektin e devijuar apo keqpërdorimin e fondeve, rezultojnë të përfshirë në këtë aferë ulëritëse, me pasoja të rënda për shumë biznese të zonës, për qytetarët, si dhe për dëmtimin e imazhit turistik të Kasmilit dhe gjithë Shqipërisë. 

Nga ana tjetër siguroj çdo të dëmtuar nga kjo situatë, që do të jem në ballë të përpjekjeve për rikuperimim e pasojave dhe dëmshpërblimin e tyre.

Keqardhje dhe ndjesë për çdo pushues që përjeton këtë situatë në kulmin e sezonit turistik në plazhet më të bukura të rivierës sonë.

Të fundit