Flash News

KRYESORE

Foto/ Sot hyjnë në qarkullim dy kartëmonedha të reja, si duken prerjet e reja

Nga sot, hyjnë në qarkullim dy prerje të reja të kartëmonedhave.

Lajmi u bë i ditur pak ditë më parë nga Banka e Shqipërisë. Guvernatori Gent Sejko tha se fillimisht do të qarkullojnë në treg dy prerjet e 200 Lekë dhe 5000 Lekë.

“Dy prerjet e para të kësaj serie, ajo 200 Lekë dhe 5000 Lekë - emetime të vitit 2017, janë gati për t’u hedhur në qarkullim më 30 shtator 2019, kartëmonedhat e tjera të serisë do të hidhen në qarkullim në mënyrë graduale gjatë 3-4 viteve të ardhshme dhe do të kenë vlerë ligjore krahas prerjeve ekzistuese”, tha Sejko pak ditë më parë.

Po ashtu, Banka e Shqipërisë sqaroi se kartëmonedhat e vjetra do të vijojnë të përdore, duke u hequr nga qarkullimi në mënyrë graduale.

Të fundit