Flash News

KRYESORE

Foto/ Stilisti i njohur ka ditëlindjen, Edi Rama e surprizon me një dhuratë të veçantë

Ditën e djeshme u festuan shumë ditëlindje nga emra të njohur. Veç Lulzim Bashës, kreut të PD, ditëlindjen e ka festuar ditën e djeshme edhe stilisti i njohur, Ardi Asllani.

Veç urimeve të shumta, Ardi ka marrë me siguri edhe shumë dhurata. Madje, njërën prej tyre ka vendosur ta ndajë me të gjithë në rrjetet sociale.

Ai ka postuar foton e një dhurate të marrë nga kryeministri, Edi Rama. Bëhet fjalë për një kollare me bazë ngjyrë blu dhe detaje të shtuara me ngjyra të theksuara, të vizatuara nga dora e vetë Ramës.

Në fund të kollares, janë vendosur edhe inicialet e Ramës. “Të falënderoj z. Kryeministër”, shkruan stilisti, i cili mesa duket është surprizuar nga kjo dhuratë.

Të fundit