Flash News

KRYESORE

Foto/ Studentët që përfitojnë bursë detyrohen të marrin pjesë nesër në takimin me Ramën, mesazhi që u është dërguar

Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë nesër një takim me disa studentë. Takim, i cili do të mbahet në orën 11:00 në ambientet e teatrit Turbina, duket se është i gjithi i organizuar sa për fasadë.

Politiko.al ka siguruar mesazhin që i është dërguar një studenti në telefonin e tij, ku fillimisht i thuhet se duke qenë se është një ndër studentët më të mirë të zgjedhur për përfitim burse, i njoftohet se nesër duhet të paraqitet në takimin që do të zhvillojë kryeministri.

Mesa duket rezistenca e studentëve ka bërë që qeveria ta ketë të vështirë të organizojë dhe një takim, duke u detyruar t’i thërrasë ata përmes shantazheve.

Të fundit