Flash News

KRYESORE

Foto/ Suela Bako shpallet aktorja më e mirë në “Nashville Film Festival” në SHBA

Aktorja shqiptare Suela Bako ka marrë çmimin e aktores më të mirë në “Nashville Film Festival” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Me rolin e Shpresës në filmin e zhanrit horror “Bloodlands”, ajo ka arritur të bindë jurinë e të vlerësohet me këtë çmim, tejet i rëndësishëm për aktoren duke marrë në konsideratë filmat e tjerë konkurrentë që kanë qenë në garë në këtë edicion.

“Bloodlands” shpalos historinë e një gruaje të thjeshtë që dhunohet, mbetet shtatzënë dhe stigmatizohet nga banorët e lagjes së saj, të cilët e dëbojnë në mal duke e quajtur shtrigë.

Filmi është prodhim shqiptaro- australian dhe në rolet kryesore interpretojnë Gëzim Rudi, Suela Bako, Emiljano Palali, Ilire Vinca, Dritan Arbana, Alesia Xhemalaj etj.

 

Të fundit