Flash News

KRYESORE

Foto të ‘Lasgushit’ duke u ngarkuar me pajisje mjekësore në Stamboll, Rama: Të jemi të qartë, këto janë blerje

Foto të ‘Lasgushit’ duke u ngarkuar me pajisje mjekësore

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale foto të furnizimeve mjekësore që po merr Shqipëria nga Turqia.

“Lasgushi në këtë çast duke u ngarkuar në Stamboll me armë për mbrojtjen e jetës së pacientëve dhe mjekëve tanë”, shkruan Rama në fb.

Megjithatë, duke iu përgjigjur komentuesve, Rama i shkruan njërit prej tyre se bëhet fjalë për blerje nga shteti shqiptar.

“Të jemi të qartë, këto janë blerjet tona dhe ndihma e mdhe në këtë moment është që lejon shitjen për Shqiperinë, sepse sot halli i madh është që nuk shet askush se nuk i mjaftojnë për vete!”, shkruan Rama.

https://politiko.al/ndihmen-e-kemi-te-garantuar-rama-zbardh-biseden-me-ergodan-lista-jone-prej-dy-javesh-ne-tryezen-e-turqise/

Të fundit