Flash News

KRYESORE

Foto/ Të “mbërthyer" me batanije dhe pranë njëri-tjetrit, si e kaluan natën studentët protestues te kryeministria

Dhjetëra studentë vendosën të kalojnë natën mbrëmë pranë godinës së kryeministrisë, duke sfiduar temperaturat e ftohta të dhjetorit deri në minus gradë celsius.

Në shenjë proteste dhe pas thyerjes së ultimatumit për plotësimin e tetë kushteve nga kryeministri Edi Rama, një pjesë e studentëve kanë vijuar protestën gjatë gjithë natës në të ftohtë.

Siç duket edhe nga fotot e siguruara nga politiko.al, të rinjtë janë veshur trashë, një pjesë mbështjellë me batanije dhe kanë qëndruar pranë njëri-tjetrit në shenjë proteste gjatë natës poshtë zyrës së Ramës.

Nga ana tjetër, ata janë survejuar gjithë kohës nga efektivë policie të pozicionuar vetëm pak metra më tutje me automjetet e tyre.

Të fundit