Flash News

KRYESORE

FOTO/ Të “patrembur” përball COVID, dibranët neglizhojnë apelin e qeverisë; Pazare në turmë pa masa mbrojtëse

Të “patrembur” përball COVID, banorët në tregjet e Qarkut të Dibrës kanë vendosur të neglizhojnë masat e sigurisë anti-COVID, duke u dyndur për të bërë blerjet e tyre.

Sikurse vërehet edhe në fotot e mëposhtme, duket se banorët nuk i kanë kushtuar shumë vëmendje apelit të Ministrisë së Shëndetësisë dhe qeverisë për zbatimin e protokollit të sigurisë, dhe kanë vijuar tregtimin e tyre në turmë, si në ditë normale.

Po ashtu, shihet se qytetarët e grumbulluar në tregje nuk kanë vendosur asnjë masë mbrojtëse. Ndërkaq, e njëjta situatë paraqitet edhe në disa lokale dhe shumë zona të tjera publike, në të cilat njerëzit qëndrojnë pranë njëri – tjetrit pa respektuar distancën e sigurisë.

Të fundit