Flash News

KRYESORE

Foto/ Të rinjtë gjysmë të zhveshur lahen në shatërvanët e Sheshit Skënderbej, deputeti publikon foto dhe ironizon transformimin

Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu vazhdimisht ka shprehur qëndrimin e tij kundër transfotmimt të Sheshit ‘Skënderbej’, ndërkohë që sot ka publikuar pamje përmes të cilave ngre pyetjen nëse është dinjotoz ky transformim.

Në fotot ku shfaqen disa të rinj të cilët gjysmë të zhveshur lahen në shatërvanët e sheshit, Shehu ironizon: Ky është Sheshi Skënderbej sot-simboli e krenaria e Shqipërisë dhe e Tiranës!!!

Statusi i Shehut:

Ky eshte Sheshi Skenderbej sot-simboli e krenaria e Shqiperise dhe e Tiranes!!!

Qendra e "nderlidhjes" se trafikut te Kryeqytetit.

A ju duken dinjitoze keto pamje dhe ky transformim?

Pa permendur ketu kolapsin e trafikut te krijuar ne Tirane tashme. 

E imagjinoni dot se cdo te ndodhte ne Rome apo ne Paris sikur Piazza Venezia apo Place d'Etoile te transformoheshin ne te tilla?!

Të fundit