Flash News

KRYESORE

Foto/ Tension në Kuvend, a është prezent ministri Xhafaj në seancë? Shikoni reagimin e Ramës kur pa banderolën e PD

Ashtu si edhe në seancën e kaluar, ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj ka munguar edhe në këtë seancë të ditës së sotme, të paktën deri tani.

Si duket, Xhafaj ka dashur të shmangë më shumë tensionet, pasi opozita në shenjë proteste ka bllokuar foltoren, pasi insiston shkarkimin e tij nga posti i ministrit të Brendshëm.

Kujtojmë se në seancën e kaluar, seanca u dominua nga e njëjta situatë tensioni, por Xhafaj u shfaq në Kuvend vetëm pasi opozita braktisi seancën.

Siç duket edhe nga kjo foto, karrigia e Xhafës është bosh, duke vërtetuar mospraninë e tij në Kuvend.

Nga ana tjetër, i pranishëm është kryeministri Edi Rama dhe pjesa tjetër e ministrave. Politiko.al ju sjell reagimin e kryeministrit kur PD shpalosi banderolën e madhe pranë foltores në shenjë proteste ku shkruhet: Shqipëria si gjithë Europa, jo qeveria  krimit dhe e drogës”.

 

Të fundit