Flash News

KRYESORE

Foto/ Tensioni i protestues-polici zhvendoset te Drejtoria e Policisë, kërkohet lirimi i Sahit Dollapit

Tensioni midis protestuesve dhe policisë është zhvendosur te zona e Drejtorisë së Policisë së Tiranës. Protuestuesit, me kërkesë të kryeopozitarit Lulzim Basha, janë zhvendosur pranë komisariatit për të kërkuar lirimin e Sahit Dollapit, Sekretar Organizativ i Partisë Demokratike.

Siç shihet edhe nga videot, arrestimi i Dollapit ka ardhur në mënyrë të papritur, pasi nuk ka dhunë nga ana e zyrtarit të PD-së. Drejtuesit e opozitës e kanë konsideruar totalisht të paligjshëm, duke kërkuar lirimin e menjëhershëm të tij.

Në zonën e ‘Myslym Shyrit’, policia ka hedhur sërish ujë drejt protestuesve, çka sjellë reagimin e ashpër të tyre. Situata atje është ende e tensionuar.

Të fundit