Flash News

KRYESORE

Foto/ Tensionohet situata te Teatri, artistët përplasen me Policinë e Shtetit, të pranishëm edhe ish-deputetë të PD

Është tensionuar situata te sheshi i Teatrit Kombëtar.

Artistët, aktivistë e qytetarë po përplasen në këto momente me forcat e rendit, të cilët kanë zbarkuar prej mëngjesit për të vënë në zbatim projektin e shembjes së godinës teatrale.

Me thirrjen: ‘poshtë diktatura’, ata po përplasen fizikisht me policinë. Të pranishëm në këtë përplasje janë edhe ish deputetë dhe përfaqësues të Partisë Demokratike.

Shkak për përplasjen është se aktorët nuk lejojnë që të largohen objektet nga teatri.

 

[video width="576" height="320" mp4="https://cdnimpuls.com/politiko.al/uploads/2019/07/video-1563955257.mp4"][/video]

Të fundit