Flash News

KRYESORE

Foto/ Tensionohet situata tek ‘Astiri’, banorët heqin ndarëset e vendosura nga ARRSH-ja dhe rrethimin e 'Salillarit'

Banorët e zonës së ‘Astirit’, banesat e të cilëve preken nga projekti i zgjerimit të Unazës së Re kanë protestuar sërish pasditen sotme.

Protesta ka nisur, si çdo pasdite, në orën 17:00, ndërsa në një moment banorët kanë hequr telat rrethues të vendosur aty nga kompania 'Salillari', e cila ka fituar tenderin  për ndërtimin e një prej loteve të Unazës së Madhe. Gjithashtu, protestuesit hoqën edhe ndarëset e vendosura nga ARRSH për rrethimin e zonës ku është planifikuar të bëhet shembja e banesave.

Banorët kanë kërkuar që të marrin nga qeveria lejet e legalizimit teksa kanë ripërsëritur qëndrimin e tyre se nuk do të lejojë shembjen e banesave pa marrë më parë dëmshpërblimin.

https://www.youtube.com/watch?v=LVaBHev4Vew&feature=youtu.be

Të fundit