Flash News

KRYESORE

Foto/ Tërmeti zbrazi Komisionet Parlamentare, ky është deputeti që u largua i pari nga salla

Foto/ Tërmeti zbrazi Komisionet Parlamentare, ky është deputeti

Paniku dhe frika ka përfshirë për disa minuta jo vetëm banorët e kryeqytetit, por në vende të tjera të vendit, si pasojë e lëkundjeve të forta të tërmetit të fuqishëm me magnitudë 5.1 të shkallës rihter.

Për disa minuta çdo gjë u ndërpre dhe të gjithë zbrazën ambientet e punës, apo godinat ku ndodheshin, nga frika e ndonjë goditje edhe më të fuqishme.

E njëjta situatë paniku ka përfshirë edhe Komisionin Parlamentar të Ekonomisë. Siç duket, sapo lëkundjet e para janë ndjerë, deputetët kanë ndërprerë mbledhjen dhe kanë dalë jashtë sallës.

Por, ajo që ra në sy është se i pari deputet që mblodhi dokumentet dhe u nis të dalë me vrap përjashta ishte deputeti Erion Braçe, njëherësh kreu i Komisionit.

Ndërkohë, të alarmuar dhe të frikësuar janë shfaqur edhe deputetët e tjerë në mbledhje, që si deri tani ka shkaktuar disa pasojë materiale.

Konkretisht, në ambientet e këtij komisioni janë plasaritur muret, ndërsa të gjithë deputetët dhe përfaqësuesit e medias janë larguar menjëherë nga salla.

*Lexoni të gjitha lajmet për tërmetin => Tërmeti në Shqipëri

Të fundit