Foto/ Tërmetit nuk i shpëtuan as institucionet, disa nga godinat që pësuan dëmtime

Tërmeti me magnitudë 6.4 i datës 26 nëntor ka krijuar dëme edhe në institucionet e shtetit. Edhe godina e Kryeministrisë nuk i ka shpëtuar.

Krahas çarjeve, në muret e godinës vërehen edhe plasaritje të tjera.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Jashtë funksionit ka rezultuar edhe godina e Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave.

Në këtë konkluzion është arritur pas sipas akt konstatimit të inspektorëve të Institutit të Ndërtimit.

Në kushte të tilla, të gjithë punonjësit janë larguar dhe është kryer transferimi i serverëve pranë zyrave të AKSHI-t.

Edhe godina e Kryesisë së Kuvendit ka pësuar disa dëmtime.

Në disa prej zyrave dhe korridorin e këtij institucioni janë çarë muret dhe ka rënë suvaja, por nuk paraqesin rrezikshmëri duke bërë që puna e komisioneve të vijojë normalisht.