Flash News

KRYESORE

Foto/ Tradhtoi Kejdën me një tjetër, kush është vajza që puthi në buzë Erik Fullanin

Prej kohësh tashmë, Erik Fullani dhe Kejda Ajazi janë një ndër çiftet më të përfolura në showbizz-in shqiptar. Dyshja kanë qenë në qendër të mediave rozë dhe mesa duket kriza mes tyre paska qenë reale edhe pse Kejda u mundua të hedhë poshtë këto zëra.

Një muaj pasi Kejda konfirmoi lidhjen, Eriku është kapur mat me një tjetër femër në Dhërmi.

“Joq.al” ka publikuar foton e djalit të ish-guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, teksa puthet në buzë me një vajzë brune. Ende nuk dihet nëse Eriku i kishte dhënë fund lidhjes me Kejdën apo ai është frekuentuar njëkohësisht me të dyja vajzat.

Nga ana tjetër, burime për “Iconstyle.al” kanë zbuluar identitetin e vajzës në fjalë, e cila siç u mësua më parë, është 16 vjeç dhe po frekuentohet prej disa kohësh me djalin e ish-guvernatorit. Ajo quhet Brisila dhe "iconstyle" ka siguruar dhe një foto të vajzës.

Të fundit