Flash News

KRYESORE

Foto: Trajneri i ri i Partizanit në stadium, kapet mat nga kamerat

Partizani nuk ka trajner që pas largimit nga puna të Franco Lerdes pas humbjes në derbi kundër Tiranës me rezultatin 2-1. Renaldo Kalari ka marrë përkohësisht frenat e skuadrës deri në fund të vitit, ndërsa drejtuesit po bisedojnë me trajnerë.

Ekipi i kuq po luan kundër Teutës dhe e ka mbyllur në humbje pjesën e parë me rezultatin 1-0. Trajneri i ri i "Demave" pritet të jetë Orges Shehi. Ky i fundit është kapur mat në stadiumin "Niko Dovana". Ai është fokusuar nga kamerat e Supersportit.

Shehi është një emër i njohur për ambientin e kuq, pasi ka luajtur me këtë skuadër, ndërsa më herët ka qenë kapiten dhe portier i Skënderbeut duke fituar tituj kampion. Ai ka shumë eksperiencë në Superiore dhe kjo mund të ketë shtyrë drejtuesit për ta afruar në ekip. Prezantimi i tij me shumë mundësi do të ndodhë në ditët në vazhdim.

Të fundit