Flash News

KRYESORE

Foto/ Transportohet në gjykatë dosja me mijëra faqe e prokurorisë ndaj Tahirit

Foto/ Transportohet në gjykatë dosja me mijëra faqe e

Pas mbylljes së hetimeve dy vjeçare, Prokuroria e Krimeve të Rënda ka dorëzuar në gjykatë dosjen me mijëra faqe ndaj ish-ministrit të Brendshëm, ndonëse afati përfundimtar ishte data 10 mars.

Ish-ministri është hetuar për dy akuza, trafikimin e narkotikëve të kryer në bashkëpunim, në formë të posaçme të grupit të strukturuar kriminal, si dhe korrupsionin pasiv të funksionarëve të lartë shtetëror.

Për akuzën e parë, Prokuroria ngre dyshimet se Tahiri ka qenë në dijeni të veprimtarisë kriminale të Moisi Habilajt dhe të gjithë anëtarëve të tjerë të kësaj bande dhe ka siguruar paprekshmërinë e veprimtarisë kriminale të tyre.

Prokuroria ka zgjatur tre here hetimet për Tahirin në pritje të letër porosive nga Italia, Greqia dhe Mali i Zi për të vërtetuar akuzat ndaj tij. Ish-ministri u hetua në masën detyrim paraqitje pas heqjes së masës arrest shtëpie nga gjykata e Apelit për Krime të Rënda.

Të fundit