Flash News

KRYESORE

Foto/ Tre muaj më parë qëndronin krah Ramës, kujt i'a shtrëngon dorën Arben Ahmetaj në oborrin e Parlamentit

Shpesh, deputetët e ministrat nuk preferojnë të largohen nga seanca plenare pa shkrepur foto, kryesisht në oborrin e Parlamentit.

Agim Rama, fotografi i Kuvendit ka publikuar setin e radhës nga seanca e djeshme. Bie në sy miqësia mes Arben Ahmetaj dhe Senida Mesit, aktualisht deputetë të Partisë Socialiste.

Ahmetaj pozon krah koleges Mesi, duke i shtrënguar njërën dorë në oborrin e Parlamentit, si duket edhe më të qetë për shkak se seanca e djeshme nuk u shoqërua me protestat e opozitës, siç ka ndodhur së fundmi, që pas vendimit për djegien e mandateve.

Kujtojmë, se Senida Mesi dhe Arben Ahmetaj u shkarkuan pak ditë para Vitit të Ri nga kryeministri Rama, bashkë me gjashtë ministra të tjerë.

Në postet e kabinetit qeveritar janë zëvendësuar përkatësisht nga Erion Braçe dhe Anila Denaj.

Të fundit