Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Foto/ Tri histori mbijetese: polic që 'e kruan' me ministra dhe hidhet në rrugë; polic që jeton në geto; policë që nuk shiten
Anila Hoxha
Në brendësi të Institutit Bujqësor, në ish konviktet e rrënuara, dhe me kushte aspak njerëzore, mes disa familjeve që mbijetojnë, janë strehuar me fëmijët e tyre edhe dy policë. Njëri, me inicialet R.M, jeton në katin e parë të Godinës numër 5. Ka dy fëmijë. Krahasuar me të tjerët shteti i tij ia ka shprehur “mirënjohjen” duke mos ia nderprerë energjinë elekrike. Dritat janë maksimumi i luksit ku jeton ai, në një ndërtesë të amortizuar, me tualete të përbashkëta, e korridore të zhytura në errësirë ku zvarriten të pamundurit , në një jetë të varfërish dhe të ndershme.
R.M., çdo ditë vesh uniformën e policit të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë dhe niset nga Instituti (Tirane) për të luftuar krimin, të organizuarin dhe të paorganizuarin. Shërben polic i shtetit tonë në qytetin e Elbasanit. R.M. jeton aq ngushtë dhe në mjerim sa nuk ka as vend për të mbajtur shishet e mbushura me ujë, të cilat i mban si rezerva në korridorin e përbashkët që e ndan me të ngjashmit e tij. Në ballkonin e sajuar gjendet lavatriçja, kuzhina, në brendësi një krevat, të cilin e ndan me bashkëshorten dhe dy fëmijët. Një ditë, kur faturat i përplaseshin fytyrës dhe i dhimbnin më shumë se “presioni” që i shkakton krimi, çifti vendosi që mbase do ishte më mirë që fëmijët ta mbushnin barkun me bukë në Itali, ndaj dhe gruaja i bashkohet herë pas here të afërmeve bashkë më fëmijët. Dhe kështu për t’ia dalë, ndershëm dhe me dinjitet, gruaja me fëmijët e vegjël përpiqet të punojë në shtetin fqinj dhe me kursime e sakrifica, familja e një polici lufton përditë me faturat. Pa asnjë favor, pa asnjë lehtësi.
R.M është një nga policët e shumtë që veshin uniformën e shenjtë të ligjit dhe ka forcë nën betimin për atdheun të vazhdojë përditë i palëkundur, i bindur se atdheu e do!
Pak metra më tej, në një godinë tjetër mjerane, në ish konviktin numër 7, jeton familja me shtatë anëtarë e S.H., polic në kryeqytet. Me një rrogë qesharake që sjell në shtëpi, të tillë sa nuk i garanton dot as shkollimin e fëmijëve, e shoqja Fitnetja është vetpunësuar. Fitnetja mbush një mijë copë cigare, për të cilat paguhet 500 lekë. “ Blej bukën, ushqimet, por është shumë e vështirë“, thotë gruaja e vetpërmbajtur. Djali i madh quhet Mërgim dhe kur pa se ishte e vështirë, la familjen dhe iku për azil në Francë. Fëmijët e tjerë, Elda, Ersilda dhe Klisioni jetojnë mes erës së duhanit që mbush e ëma, zhurmës së dritareve që përplasen dhe plastmasit të sajuar si xhama. Nën shkallë është vendosur krevati i njërit prej tyre, ngjitur me sobën, tenxheret e dhuruara dhe dritës së dobët. Edhe këtu ata janë më të favorizuarit, sepse ajo dritë që ndriçon, të tjerët nuk kanë shans ta kenë. Fitnetja nuk e di çfarë është krimi, por gruaja di mirë se çfarë është mendimi i përditshëm i një zonje shtëpie se çfarë do gatuajë për drekë. Çifti ka strehuar edhe një fëmijë të pestë, të cilën e ka braktisur e ëma dhe që ata nuk duruan dot ta shikonin në kosha plehrash. Qytetarë të ndershëm të vendit tim të dashur, por të padukshëm.
Ata ëndërrojnë të përfitojnë kredi të butë, por nuk kanë lekë mënjanë që të paguajnë një përqindje të domosdoshme të për blerë një strehë, ku ata të jetojnë si njerëz. Kanë aplikuar dhe nuk kanë marrë asgjë. A nuk duhet të kishte disa lehtësira? Sidoqoftë, Policia e Shtetit nuk ka asnjë evidencë dhe të dhënë se sa efektivë, oficerë policie, jetojnë nën pragun minimal. Do duhej që çdonjëri që vesh atë rrobë, përpara se të luftojë krimin e organizuar, të ketë të garantuar kushtet minimale. Sindikata nuk është shqetësuar ndonjëherë për këtë çështje.
Shumë prej drejtorëve të përgjithshëm kanë qenë më të shqetësuar për karrigen e tyre, për gradat, strategjitë statistikore e ‘më the, e të thashë’. Asnjëherë nuk është hartuar një skemë që do t’u jepte policëve të thjeshtë, agjentëve me rroga të ulta, disa “privilegje” që në fakt ata duhet t’i gëzojnë për shkak të uniformës që veshin dhe rrezikut që përballen. Minimalisht të mësonin sa mes tyre. Shumica e policëve me zor mbijetojne, por asnjëherë nuk i thone "jo" shërbimeve të përforcuara që do të penalizojë ata dhe jo shefat, në rast se nuk raportojnë kush vendosi tendë pa leje, deri te mbarëvajtja e ndeshjeve të futbollit. Policë që i duan ditë -natë në punë, edhe për fusha që nuk i përkasin policisë, sepse askush nuk e ngre zërin mbi kompetencat dhe shfytëzimin e policit si hamall.
I treti, në fakt, është një ish-polic. E quaj ‘polic’ sepse sapo ulesh me të ai fillon e të flet sipas sëmundjes profesionale që kanë të gjithë policët që e duan detyrën. Më tregon aksione ku ka marrë pjesë, se si në një rast kishin ndërhyrë për të kapur Sokol Buzderrin (një eksponent i njohur i krimit), se si arrestoi vrasësin me pagesë Salvadore Letizia, se si arrestoi nipin e burrit të një politikaneje me drogë dhe, se si ai më pas ishte liruar në mënyrë të çuditshme, se si kishte ndaluar pa patentë djalin e një biznesmeni të njohur dhe se, si shefat kishin tundur kokën të zhgënjyer prej tij. Si, për fatin e tij të keq, në një postbllok, njëherë gjatë një ndërhyrjeje kishte shoqëruar kunatin e një ministri dhe si e kishin bërë ‘për një lek’. Ja, kështu, duke e pyetur “a je i sigurt që qytetari nuk u soll mirë me Policinë”. E kishte kuptuar polici që kishte prekur një të paprekshëm sepse e kishte shtrirë të paprekshmin me fytyrë në asflat dhe, kishte kërkuar falje për sjelljen e papërshtatshme për një polic. Mbase policit duhet t’i mësojnë se ca makina ‘të fortësh’ nuk duhen ndaluar, ca ambjente nuk duhen kontrolluar, ca e cave nuk duhet t’u hidhen prangat. Polici para tyre duhet të rrijë i nënshtruar, i pagojë dhe gati - tu. Polici me ta duhet të sillet jo me forcën e ligjit, por me forcën e predikimit, ndoshta si prift apo hoxhë. Pasi, së pari për këto raste mbizotërojnë të drejtat e njeriut.
Ky ish-polici polic quhet Artan A. Punoi 17 vjet në radhët e Policisë, së fundmi ishte te ‘Shqiponjat’ në Tiranë. Iku prej andej sepse në ndërhyrjen e fundit shoqëroi nipin e dehur të një ish-ministri, i cili i hëngri kokën.
“Ditën që ndodhi kjo, ne i kërkuam shtetasit dokumentat, ai tha ‘do ua bëj siç ua bënë policëve në Elbasan’. U nxeha, kërkova përforcime dhe e përcolla në Komisariat. Qytetari nuk firmosi asnjë pretendim për dhunë, dhe më pas u lirua. Por, pesë ditë më vonë ai dorëzoi një akt ekspertizë me shenja nga prangat në duar, kjo u pa si dhunë dhe sjellje e pahijshme dhe aktualisht jam nën hetim“. Artan A. e bën këtë rrëfim me fund të shpirtit, jo sepse dëshiron të kthehet më në Polici, por sepse ndihet i pavlerësuar, i hedhur poshtë, i tradhëtuar nga eprorët, i pambrojtur, ndonëse ishte një shërbëtor i verbër i shtetit të tij. "Sepse jam i pafajshem dhe sepse kam bërë armiq në emër të shtetit tim, i cili me ktheu kurrizin!".
“Jetoj me qera dhe muajt e parë ishin të vështirë, sepse kur je polic që e do Policinë, të ngjan sikur të kanë shkulur zemrën“, thotë Artani. Ai punon shofer dhe shpërndan produkte bulmeti dhe unë u njoha me të në një dyqan.
Ai më tha se policin nuk e duan “isha nga ata që edhe po të vritesha për vendin tim, s’do më vinte keq për jetën, por për familjen”.
Ndaj, mos i braktisni policët, mos u tallni me ta. Sepse policia është një nga detyrat që përpara se të kërkojë muskuj, kërkon shpirt, dhe të gjithë ata që dalin çdo ditë për të siguruar jetën tonë, ndoshta në darkë nuk kthehen në shtëpi. Për të tjerat, nuk është këtu rasti të përmend shprehjen e një polici të njohur, të cilit kur i vranë kolegun tha ”mishi i policit shqiptar, është mishi më i lirë“. Por ndoshta kjo ishte më tepër një deklaratë në dhimbje e sipër, sepse ligjet janë aq të kopsitura, sa për çdo vrasës polici gjykata shpall dënimin e përjetshëm. Megjithatë, a nuk duhet të klasifikohet si krim edhe mosvlerësimi i një polici, hedhja e tij në rrugë, rrogat e ulta, vonesat e orëve shtesë, uniformat që më së shumti i blejnë vetë pasi tenderbërësit e tyre i vjedhin. A meritojnë policët kaq vlerësim të ulët, vetëm një pistoletë, dhe një numër me 41?
Mendojeni!


Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38