Flash News

KRYESORE

Foto/ Trump dhe Melanie vizitohen nga ‘shpirtrat’

Shtëpia e Bardhë është kthyer në një ‘shtëpi shpirtrash’ këtë 31 tetor. Ajo është dekoruar sot sipas festës së Halloween duke marrë një pamje si nëpër librat e Stephen King.

Një foto nga eventi i mbajtur me këtë rast në Shtëpinë e Bardhë tregon detajet se si u prit aty kjo festë.

Në të dyja anët e shkallëve ka violinistë të veshur me uniforma të zeza që luajnë muzikë, kungujt që janë dekori simbol i kësaj feste zbukurojnë pjesën e poshte të shkallëve, ndërsa në krye të tyre janë të zotët e shtëpisë, presidenti i ShBA-ve Donald Trump dhe e shoqja, Melanie.

Çifti presidencial pret të ftuarit e kësaj mbrëmjeje, që janë fëmijët, me shporta plot me ëmblësira.

Ndërkohë, gjatë festimeve të Halloween nëpër botë nuk kanë munguar kostumet që përfshinin presidentin Trump.

Të fundit