Flash News

KRYESORE

Foto/ TV gjerman ARD befasohet me Metën: Puthje dhe dekoratë për qenin Sadak

Nuk ndodh shpesh që një qen të dekorohet. Qeni i Njësitit K9 të FSK-së, Sadak, u kthye në një hero gjatë operacioneve të shpëtimit, duke ndihmuar në gjetjen e njerëzve të mbetur nën rrënoja pas tërmetit të 26 nëntorit në Shqipëri.

Për këtë, ai mori vlerësimin e presidentit Ilir Meta, bashkë me Forcat e Sigurisë së Kosovës, Njësinë Operacionale të Policisë, Ekipin e Zjarrfikësve të Kosovës, Njësinë K9 si dhe të gjithë ekipet e specializuara. Këtë gjesti të veçantë, televizioni gjerman ARD e ka ndarë me ndjekësit në “Instagram”.

“Pas tërmetit të tmerrshëm me magnitudë 6.4 të shkallës Rihter që goditi Shqipërinë javën e kaluar, që pati një bilanc tragjik me 51 të vdekur dhe me mijëra të mbetur të pastrehë, pati një solidarizim të madh ndërkombëtar. Mes shumë trupave të specializuara të ardhura në ndihmë nga jashtë vendit ishte edhe Njësia K9 e Kosovës për kërkim-shpëtimin me qenin e tyre Sadak, që ndihmoi në gjetjen e viktimave.

Të mërkurën, kjo njësi u dekorua nga Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta për kontributin e dhënë, përfshirë edhe shpëtimtarin Sadak. Madje, për qenin pati edhe një “puthje presidenciale”, shkroi në profili e vet televizioni ARD.

Të fundit