Flash News

KRYESORE

Foto/ Tym i zi te ’21 Dhjetori’, çfarë alarmoi banorët dhe forcat zjarrfikëse në Tiranë

Shtëllunga tymi të zi te zona e ’21 Dhjetorit’ ka alarmuar gjithë banorët e zonës dhe forcat e zjarrfikësve në Tiranë.

Zjarri është evidentuar pak minuta më parë pranë një nga zonave më të frekuentuara në kryeqytet. Politiko.al sjell pamjet e këtij momenti, që në fakt ka rezultuar se zjarri ishte aktivizuar në një kosh mbeturinash në anë të rrugës.

Kjo ngjarje ka ngitur në këmbë forcat e zjarrfikësve, të cilët kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka bërë të mundur shuarjen e flakëve, që fatmirësisht nuk pati pasoja, siç duket edhe nga fotot. Dhe, e gjitha kjo situatë në mes të ditës për papërgjegjshmërinë e dikujt që i vë flakën mbeturinave në një zonë urbane dhe të frekuentuar vazhdimisht nga qytetarët.

Të fundit