Flash News

KRYESORE

FOTO/ U dëmtua nga tërmeti, Rama u bën premtimin fëmijëve: Deri më 26 nëntor 2020 do hyni në shkollën e re

Vijojnë punimet për rregullimin e objekteve të dëmtuara nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit. Përmes një reagimi në rrjetet sociale, kryeministri Rama ka premtuar se deri më 26 nëntor të këtij viti fëmijët e mësuesit e gjimnazit “Arif Sula” në Mamurras, do të hyjnë në një shkollë të re.

Sipas Ramës, shkolla e re do të jetë me kushte optimale, e pakrahasueshme me të vjetrën dhe pa dallim nga shkollat nëntëvjeçare të komunave kudo në Europë. Kryeministri thekson se 143 shkolla të reja janë planifikuar të ndërtohen brenda 2021.

Postimi i plotë i Ramës:

👉 26 nëntori i shkuar i la pa strehë mësimore fëmijët e mësuesit e gjimnazit “Arif Sula” Mamurras, Kurbin, por në 26 nëntorin që po vjen, ata do të hyjnë në një shkollë të re, me kushte optimale, e pakrahasueshme me të vjetrën dhe pa dallim nga shkollat nëntëvjeçare të komunave kudo në Europë👍

📚143 SHKOLLA TË REJA me standarde europiane, të gjitha gati brenda vitit 2021, në vend të godinave të sojsojshme të goditura nga fatkeqësia e fundvitit 2019, janë një përgjigje kuptimplotë në emër të #ShqipërisëqëDuam🇦🇱☀️

Të fundit