Flash News

KRYESORE

Foto/ U fejua me Shkëlzen Berishën, ky është fustani që ka veshur Armina Mevlani

Ditën e sotme blogerja e njohur ka  zyrtarizuar me fejesë lidhjen e saj disa vjeçare me djalin e ish-kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzen Berishën.

Deri tani janë bërë publike shumë pak detaje nga ceremonia private, ndërsa pak minuta më parë, Armina ka shuar kuriozitetin e të gjitha vajzave, cili është fustani që ka zgjedhur të veshë në një ditë speciale si kjo e sotmja për të.

Siç duket edhe nga fotot, Armina ka zgjedhur të veshë një fustan të gjatë me lule shumëngjyrëshe, ku dominon e kuqja.

Po ashtu, deri tani është përfolur në mediat rozë se në ceremoni nuk kanë marrë pjesë më shumë se 30 persona, miq dhe familjarë të rrethit të ngushtë.

Të fundit