Flash News

KRYESORE

Foto/ “Veliaj është në krye të detyrës vetëm për të grabitur bizneset e Kryeqytetit”

Foto/ “Veliaj është në krye të detyrës vetëm

Anëtari i Këshillit Bashkiak nga radhët e partisë Bindja Demokratike, Fabian Topollaj denoncoi, sipas tij, rritjen e taksave nga Bashkia e Tiranës për biznesin e kryeqytetit. Ai publikoi disa fatura ku shihen shumat që i njëjti biznes ka paguar disa vite më parë dhe sot, duke i cilësuar si “rritje absurde të taksave”. “Fotot e mëposhtme janë faturat e taksave vendore Tiranë të të njejtit biznes për vitet 2014, 2019 dhe 2020. Është një biznes që ka të njëjtën shkallë tatimore që nga fillimi deri më sot.

Në vitin 2014, kur kryetar Bashkie ishte shefi i Erion Veliajt, ky biznes paguante taksa vendore në shumën prej 85 120 lekësh. Vjet ai ka paguar dy herë e gjysëm më shumë, plot 197 456 lekë. Pavarësisht kësaj rritjeje eksponenciale taksash vendore, të cilat të gjitha kanë ndodhur në periudhën e Erion Veliajt, Administratori i këtij biznesi më tregoi që përdor të njejtën rrugë për të shkuar në fabirkën e tij që kur se e ka ndërtuar atë, ka të njejtin sasi të furnizimit me uji nga Ujësjellësi Tiranë, madje me cilësi të përkeqësuar dhe me sa mban mend ai Bashkia nuk ka zëvendësuar as koshat e mbeturinave urbane që ndodhen pranë biznesit të tij që nga ajo kohë.

Dhe absurdi i rritjes së taksave nga ana e Erion Veliajt në mënyrë të përvitshme në një kohë që asnjë shërbim nuk është përmirësuar në Kryeqytet arrin kulmin tek fatura e sivjetshme që i ka ardhur këtij biznesi në kulmin e pandemisë së Koronavirusit të ri”, shkruan Topollaj. Sipas tij kur biznesi po përballet me krizën e krijuar nga koronavirusi dhe rrezikon falimentimin, Veliaj, sipas tij, po nxiton t`u dërgojë faturën e taksave vendore, që kanë një rritje me 15% më shumë se një vit më parë.

“Në një kohë që gjendja e pandemisë po falimenton bizneset dhe askush nuk di të thotë nëse ato do mund të ekzistojnë deri në fund të vitit, Lali Eri shpejton t’ju dërgojë faturën e taksave vendore me një rritje prej 15% krahasuar me një vit më parë. Plot 222 500 lekë do duhet të paguajë i njejti biznes për Bashkinë Tiranë edhe ne 2020-ten, në kulmin e luftes, nëse do të huazonim terminologjinë e shefit të tij. Madje Lali Eri është aq mospërfillës për situatën në të cilën ndodhen bizneset e Kryeqytetit në këtë rast, sa edhe afatet e shlyerjes së taksave vendore i ka identike me një vit më pare dhe nuk i ka shtyrë as edhe një ditë të vetme.

Gjendja e Fatkeqsisë Natyrore që ka gjunjëzuar gjithë botën sot, duket sikur nuk ekziston po të ndjekësh veprimtarinë e Bashkisë Tiranë. Këshilli Bashkiak pa diskutime ka votuar me email (gjë që Erion Veliaj në daljet televizive e konsideron si mbledhje online), disa akte që synojnë të mos lejohen qytetarët të përdorin shërbimin urban (pra edhe me pak sherbime per bizneset) dhe asgjë më tepër se kaq. Ndërsa Kryetarit të Bashkisë i ka mjaftuar bagazhi i një automjet për të kryer gjatë kësaj periudhe xhirimet ditore që e shfaqin atë duke transportuar i vetëm ndihma për nevojtarët.

Nëse sot mund të kemi vërejtje për mënyrën se si e ka menaxhuar qeveria këtë situatë të jashtëzakonshme, të gjithë biem dakord që Bashkia Tiranë nuk ka ekzistuar në këtë rast. E nëse dikush do të më thotë që po kaq pasivë janë edhe Bashkitë Durrës, Elbasan apo Vlorë, do t’ju përgjigjesha se të paktën ato ju marrin më pak lekë banorëve të tyre, sepse kanë një nivel shumë më të ulët taksash në krahasim me Tiranën. Ndaj në këtë rast janë pak më të justifikuara në pasivitetin e tyre”, shkruan Topollaj.

Të fundit