Flash News

KRYESORE

Veliaj i reklamon prej ditësh për banorët e ‘Astirit’, por banesat sociale në Shkozë i ka mbuluar lagështia

Prej disa ditësh, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është shfaqur si mysafir në disa familje të cilat janë zhvendosur në banesat sociale në Shkozë, duke pranuar të largohen nga shtëpitë e tyre të cilat preken nga zgjerimi i Unazës së Madhe.

Kronikat e përgatitura nga Bashkia të japin përshtypjen se në këto banesa çdo gjë është më së miri dhe kushtet janë të përshtatshme për të jetuar banorët.

Por “Ora News”, thotë se nga një vëzhgim i bërë në banesat sociale të Shkozës, ato që reklamon Veliaj, ka rezultuar se shumë prej apartamenteve kanë lagështirë.

Këtë e tregon vetë edhe një prej banorëve i cili në kronikën në fjalë shprehet se “nuk më behet zemra të vij fare në shtëpi. Më duket sikur jetoj në çadër se fryn era kudo, tavani rrjedh”.

Veliaj në banesat sociale në Shkozë

Kronika e Ora News

https://www.youtube.com/watch?time_continue=94&v=thyvq9Ut74k

 

 

Të fundit