Flash News

KRYESORE

Foto + video/ Basha inspektime në Tiranë, banorët i ankohen: As baskia dhe as qeveria nuk na janë gjendur

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ishte në njësinë 6 në Kombinat dhe në njësitë 8 dhe 4, për të parë nga afër zonat e goditura nga tërmeti. Në Kombinat, banorët i thanë se ndihen si në mëshirë të fatit. Pasojat e rënda të tërmetit janë të dukshme në banesat e tyre, por banorët thonë se nuk kanë asnjë kujdes as nga bashkia, as nga qeveria.

Ata duan që autoritetet të shkojnë për të vlerësuar nëse banesa është e jetueshme dhe e sigurt, gjë që nuk ka ndodhur deri tani. Në ato banesa që kanë dalë të pabanueshme, banorëve të dëmtuar nuk u është ofruar zgjidhje dhe strehim.

Situata më e rëndë është në objektet e ish fabrikës së qelqit të cilat rrëzikojnë të shemben plotësisht. "Rrezikon të bjerë objekti. Ka krisje në kollona, por Njësia na ka thënë: nuk ju njohim fare", ngrejnë alarmin familjet në rrezik.

Edhe në njësinë 8 në Tiranë, strukturat e PD-së, kanë verifikuar dëme të rënda në pallate e shtëpi private. Në rrugën “Skënder Sallaku”, kryetari Basha pa një pallat 13 katësh me 50 familje, i cili kishte krisje të rënda në kolona.

Zoti Basha u kërkoi banorëve të mos hyjnë në banesa të rrezikshme. Kreu i opozitës arriti të sistemojë në një hotel disa prej familjevë të rrezikuara, duke u siguruar strehim, ngrohje dhe ushqim, falë ndihmës së një biznesmeni.

[video width="1920" height="1080" mp4="https://cdnimpuls.com/politiko.al/uploads/2019/12/WhatsApp-Video-2019-12-01-at-16.11.58.mp4"][/video]

Të fundit