Flash News

KRYESORE

Foto-video/ Maturantët rikthehen në shkollë, masat strikte anti-covid në 500 gjimnazet e vendit

Sot, rreth 31 mijë maturantë do të rikthehen në shkolla në 500 gjimnaze të vendit.

Maturantët janë të parët që ulen sërish në banka pas pezullimit të mësimit në shkolla prej pandemisë që në muajin mars, por me rregulla të forta të përcaktuara nga Ministria e Shëndetësisë.

Sipas protokolleve, maturantët janë të detyruar të mbajnë maska dhe doreza gjatë gjithë procesit të mësimit, ose nëse nuk i kanë me vete do të pajisen në hyrje të ambienteve nga stafi i shkollës.

Në klasa nuk do të lejohen më shumë se 10-12 nxënës në klasë,  ndërsa në çdo shkollë do të ketë postera për distancimin social, rregullat, higjienizimin dhe kujdesin që duhet treguar gjatë qëndrimit në shkollë.

Siç duket edhe nga fotot, mbi çdo bankë e distancuar nga tjetra ka një shishe alkool, ndërsa në ambientet jashtë klasave ka shenja të dukshme që nxënësit të mos krijojnë grumbullime.

[video width="640" height="368" mp4="https://cdnimpuls.com/politiko.al/uploads/2020/05/video-1589367134.mp4"][/video]

Të fundit