Flash News

KRYESORE

Foto + video/ Si i shmangën takimet mes tyre, Tahiri, Veliaj e Xhafaj

Në ambientet e Kuvendit u mbajtën për disa orë homazhet në nder të Luan Hajdaragës i cili ndërroi jetë një ditë më parë në moshën 69-vjeçare. Në homazhet në nder të tij, u shfaqën edhe ish-deputetëve dhe drejtuesve të Partisë Socialiste. Mes tyre edhe Saimir Tahiri.

Ish-Ministri i Brendshëm shoqërohej nga ish-deputeti socialit Pirro Lutaj. Gjatë homazheve, Saimir Tahiri u kujdes që të evitonte takimet me kundërshtarët e tij brenda selisë rozë.

Në foton e mëposhtme shihet momenti kur Tahiri dhe Veliaj shkëmbehen mes tyre. Për të evituar takimin, Veliaj ka dal nga salla ku mbaheshin homazhet në momentin që është shfaqur Tahiri.

Ndërkohë, edhe Fatmir Xhafaj e ish-paraardhësi i tij në krye të Ministrisë së Brendshme, kanë shmangur një takim mes tyre. Siç shihet dhe në video të dy kanë ndryshuar qëndrim në momentin që janë afruar mes tyre.

https://www.youtube.com/watch?v=JDF9PcivWjQ

 

Të fundit