Flash News

KRYESORE

Foto/ Vila përrallore dhe jeta luksoze e biznesmenit shqiptar që drejtonte rrjetin e kokainës

Biznesmeni shqiptar që jeton në Greqi  dhe akuzohet se drejton rrjetin e kokainës, ka bërë bujë në opinionin publik. Mediat greke po i kushtojnë tepër rëndësi rastit të shqiptarit Arian S. 54 vjeç, biznesmen nga Shqipëria dhe që zotëron një kompania të tregtimit të gazit natyror dhe karburanteve. Arian S. ishte “truri” i rrjetit të kokainës. Hetuesit grekë thonë se kanë regjistruar biseda të anëtarëve të rrjetit të drogës me klientët. 54-vjeçari shqiptar kishte lidhje direkte me kartelin e drogës “Cali” në Kolumbi, e cila dërgoi në Ballkan kokainën të maskuar me logon e “PlayBoy” shkruan ‘tvklan’. Bashkë me biznesmenin shqiptar, u arrestuan edhe 3 shqiptarë të tjerë dhe biznesmeni grek Sakis Karatzounis, biznesmen karburantesh gjithashtu dhe ish-president i ekipit të futbollit të Larisas.

Të fundit