Flash News

KRYESORE

Foto/ Xhafaj mungoi sot në seancë, u shfaq vetëm për disa minuta, kë takoi në hyrje të parlamentit  

Foto/ Xhafaj mungoi sot në seancë, u shfaq vetëm për disa

Seanca e ditës së sotme, ashtu siç ishte parashikuar u zhvillua mes debateve dhe tensioneve. Shkak është bërë vendimi i djeshëm i kryeministrit Edi Rama, për të mos larguar nga qeveria e tij ministrin e Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

Për këtë dje pati një protestë para ministrisë së Brendshme, ndërsa sot sërish kreu i PD insistoi në shkarkimin e tij, pas publikimit të materialit audio, ku vëllai i ministrit zhvillon një bisedë komprometuese me një trafikant droge dhe akuzave të PD se ministri e ka mbrojtur politikisht.

Ajo që ra në sy ishte fakti se ministri sot mungoi në seancë dhe u paraqit vetëm pasi opozita u largua nga salla e Kuvendit.

Ai ka qëndruar vetëm për disa minuta, kur mazhoranca ka votuar projektligjet e parashikuara në rendin e ditës. Po ashtu, Xhafaj sipas fotove të ‘Report tv’ është parë duke u takuar me kolegët në hyrje të godinës parlamentare me deputetin Sadri Abazi dhe ministrin e Bujqësisë, Niko Peleshi.

Të fundit