Flash News

KRYESORE

Foto/ Ylli Manjani tregon çfarë diskutoi me ambasadorin Lu në takimin që zhvilluan sot

Foto/ Ylli Manjani tregon çfarë diskutoi me ambasadorin Lu në

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, u takua sot me ambasadorin amerikan në Tiranë, Donald Lu. Takimi u zhvillua në një nga lokalet e kryeqytetit larg vëmendjes së medias.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Manjani ka rrëfyer ato se çfarë ka diskutuar me kreun e diplomacisë amerikane në vendin tonë.

“Po, pimë një kafe së bashku me Ambasadorin Lu. Pa asnjë kompleks e as paragjykim.

Asgjë personale!

Folëm goxha, për të sotmen dhe të ardhmen... Edhe për të shkuarën folëm pak. Sheshuam edhe disa keqkuptime që na mbanin larg...

Nuk mund të them më shumë, sepse dua të respektoj Ambasadorin dhe konfidencën që i ofruam njeri-tjetrit...

Faleminderit medias për vemendjen!”, shkruan Manjani.

Të fundit