Flash News

KRYESORE

Foto/ Zbulohet lidhja e dashurisë së Olta Bokës, këngëtarja kapet “mat” duke u puthur me djalin e deputetit të LSI

Olta Boka është ndër këngëtaret shqiptare më të rezervuara përsa i përket jetës private.

Pavarsisht se nuk e ka mohuar asnjëherë se është në një lidhje, këngëtarja ka preferuar të mos japë detaje dhe të mos bëjë publik emrin e të dashurit të saj.

Por, “Panorama” ka publikuar foto të këngëtares teksa shijon pushimet së bashku me të dashurin e saj.

Partneri i Olta Bokës quhet Iv Rrrokaj, dhe është djali i deputetit të LSI-së Shezai Rrokaj.

Çifti është fotografuar teksa i dhurojnë puthje njëri-tjetrit ndërkohë që shijojnë bashkë pushimet.

Muaj më parë e ftuar tek “Rudina”, Olta tregoi se martesa është në planet e saj të afërta, çfarë na bën të mendojmë se lidhja e tyre tashmë është konsoliduar.

Të fundit