Flash News

KRYESORE

Foto: Zidane kapet mat me Pogba, United mund të veprojë me gjobë

Trajneri Zinedine Zidane ka nisur merkaton vetë duke marrë rolin e menaxherit të klubit spanjoll. Ai është kapur mat në Dubai me mesfushorin e Manchester United, Paul Pogba. "Daily Mirror" ka kapur të dy duke folur me njëri-tjetrin.

Pogba është në Dubai, duke pushuar. Ai është i dëmtuar dhe nuk po stërvitet. Kampioni i Botës do të largohet nga Anglia dhe Reali kërkon ta rrëmbejë me çdo kusht. Pogba duket se ka nisur që tani të bisedojë me teknikun e Realit, Zidane.

Francezi i ka kërkuar Perezit që ta afrojë në skuadër, por presidenti po heziton. Në kushte të tilla, mesfushori po luan kartën e fundit duke përdorur vetë kartën e trajnerit. Duket se merkatoja e janarit do të jetë shumë e ethshme.

Të fundit