Flash News

KRYESORE

Fotogaleri/Gazetarët në protestë: Media kontrollon qeverinë, jo qeveria median

Nga Jona Kazani

Sot në ambientet para Kuvendit u zhvillua protesta e gazetarëve për të kundërshtuar projektligjet anti-shpifje që ka propozuar qeveria.

Në protest ishin të pranishëm gazetarë, moderator, analistë, drejtorë mediash, pedagogë të gazetarisë, aktivistë të shoqërisë civile, politikanë dhe gjithashtu edhe studentë.

Protestuesit mbajtën në duar pankarta ku shkruhej “Gazetaria nuk është krim”, “Media kontrollon qeverinë, jo qeveria median”, “Jo polici fjale”, “Të pandershmit e kanë frikë lirinë e medias” etj.

Në protest ishte e pranishme edhe gazetarja e huaj Alice Taylor, e cila punon për median Exil.al.

Por pavarësisht protestës së gazetarëve, qeveria duket e vendosur për ta miratuar sot paketën anti-shpifje që cenon në disa pika lirinë e medias.

Të fundit