Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Ndue Ukaj
Nuk mund të ndërtohet asgjë në boshllëk dhe kaos. Këtë gjë shoqëritë e përparuara e dinë qëmoti, por nga kjo shkollë empirike, ne nuk kemi mësuar asgjë dhe kështu kemi dalë në anën negative të historisë, duke mbetur nxënës të këqij të saj.
Sot dhe dje - duke parë ç’ndodhi me fotografinë e prezantuar në Parlamentin e Kosovës- në mendje më erdhi një vigan i kulturës shqiptare, Lazër Shantoja, i cili, në kohën kur bëheshin përpëlitje të forta për të bërë Shqipërinë, shkruante: “Historija e Shqypnís sё lirё âsht nji kaos luftash, ngatrresash, trathtinash, ambicjonesh, partinash kaq tё mёdhaja, tё shpeshta, tё ndyeta e tё damshme qi nuk e gjênё askûnd shoqen nё botё".
Pas gati një shekull, politika shqiptare është po kjo që e përshkruan Shantoja. Për fat të keq, në kohën kur shqiptarët janë të lirë, këto mosmarrëveshje dhe ngatërresa, për të cilat flisnin e flasin elitat më përfaqësuese shqiptare, që kanë sfond politik, ideologjik dhe historik, kanë shkarravitur dhe zhubravitur si është më së keqi fotografinë e kombit shqiptar.
Me siguri, meritorë për këtë janë udhëheqësit demagogë (dhe jo vetëm ata), që shtetin e konceptojnë si çiflig, ndërkaq veten e tyre si çifligarë.
Këto ngatërresa dhe kacafytje, nuk bëhen për koncepte, parim, ide e vlera, por për interesa krejtësisht egoiste, partiake e ideologjike dhe që asnjëherë nuk lidhen me atë që bota normale i njeh dhe e gjykon si Res Publica.
Prandaj, kjo ka bërë që nga mëngjesi deri në darkë, në vendet tona të flitet dhe të shkruhet me një gjuhë të çoroditur dhe të përçartë për goditje, krim dhe tema të kësaj natyre. Sepse, këto dalin nga gjiri i kaosit politik, ku goditjet e njërit udhëheqës ndaj tjetrit janë dukuria më normale e ligjërimit publik. Në këtë mënyrë, këta udhëheqës, përveç faktit se kanë varfëruar popullin shqiptar dhe e kanë zhubravitur fotografinë e tij, me turfullimet e artikuluara me një gjuhë të pështirë, e kanë shëmtuar edhe gjuhën shqipe.
Dhe, arsyet pse Perëndimi ende nuk na ka futur në gjirin e vet, nuk lidhen me gojëkëqijtë e as dashakeqësit, përkundrazi, Perëndimi ka bërë çmos që të na përqafojë dhe të na përfshijë në vallen e qytetërimit, por ne, të zhytur në kaosin politik dhe të verbuar nga pushteti, nuk kemi mundur të shohim asgjë matanë interesave tejet të ngushta. Në fund të fundit, është njerëzore, kur ke kaq shumë ngatërresa e kaos të brendshëm, nuk mund të shihesh përtej vetvetes, ashtu siç nuk kemi parë ne tash e sa vite asgjë përtej gardhit tonë primitiv ku jemi vërtitë.
Në Kosovë, po bëhen një vit që kur institucionet janë thelluar edhe më tej në një kaos të pashembullt ngatërresash dhe në të cilat është përfshirë për të keq edhe Shqipëria.
Nuk di të ketë një shoqëri tjetër ku presidenti i shtetit përditë e “godet” kryeministrin e vet, kurse ky i fundit, po ashtu ia kthen përditë me “goditje” të parit. Në këtë lojë goditjesh- ku vërtet goditën qytetarët- jo rastësisht është futur edhe kryeministri shtatgjatë por mendjengushtë i shtetit amë, me një ligjërim shumë destruktiv.
Dhe sot, deshëm apo jo, na erdhi keq apo jo, fotografia reale e kombit shqiptar është kjo: një popull ngatërrestar, me mosmarrëveshje të brendshme dhe që s’di të dalë prej kaosit politik.
Dhe, duke e parë në çfarë dergje janë shtetet shqiptare, më duket se romani i madh i Ismail Kadaresë, “Viti i mbrapshtë” është një roman profetik që flet për paaftësitë tona për të bërë shtet.
...
“Fotografia nuk gënjen, por nuk e tregon gjithashtu krejt historinë”- shkruan shkrimtari i njohur Paul Auster. Në fakt, fotografia e publikuar dje në Parlamentin e Kosovës tregon vërtet me ç’politika improvizuese mbahet në këmbë shteti i Kosovës. Ajo e tregon fytyrën reale të shtetit tonë, që është ngulfatur nga pesha e madhe e mediokritetit dhe “politikanëve” pehlivanë, forca politike e të cilëve mund të matet me muskuj, por jo me mendje.
Dje, kur e pashë fotografinë, si shumica e shqiptarëve mbeta i shtangur dhe në imagjinatën time lundruan viktima të shumta të terrorit serb në Kosovë, në të cilin vend ka patur terror serb, krim të menduar dhe të organizuar dhe për këtë askush nuk duhet të guxojë të ketë dilemë, por ne, meqë jemi marrë dhe vazhdojmë të merremi me ngatërresa të brendshme e dokrra, nuk kemi ditur dhe dyshoj se do të dimë të tregojmë fytyrën e vërtetë të barbarisë serbe.
Akti i djeshëm, që u duk si shtizë e fortë drejtuar kah politika e egër serbe, doli të jetë një mashtrim dhe kjo heshtë rrezikon tash të kthehet kundër Kosovës, veçmas kundër viktimave të terrorit serb. Dhe për këtë, përgjegjësia rëndon mbi ata që e kanë kultivuar tash e dy dekada këtë kaos politik.
...
Ne përditë kukurisim dhe kërkojmë solidaritet e mirëkuptim nga Bashkimi Europian dhe Amerika për interesat tona, kurse vetë, nuk jemi solidarë dhe s’kemi mirëkuptim në asnjë temë të brendshme, përkundrazi, duam t’ia nxjerrim sytë njëri-tjetrit.
Ne kërkojmë që tjerët të na zgjidhin problemet tona esenciale, të mëkëmbjes ekonomike, kurse vetë dalldisemi duke shkruar histori të lavdishme politike dhe patriotike.
Dy dekada pas luftës, mijëra qytetarë pyesin: ç’është ky mallkim, të cilin s’po dimë ta tejkalojmë? Dhe kjo pyetje nuk është e pamotivueshme. Ajo është pasojë e mos zhvillimit te Kosovës dhe gjuhës së pështirë dhe neveritëse që promovohet përditë, e të cilën asnjë mendje normale nuk mund ta përligjë.
Dy dekada pas luftës, në vendin tonë askush nuk flet për ide solidare, për respekt, njerëzi, pa të cilat vlera asnjë komb a shtet nuk mund të mbahet në këmbë.
Pra, vendi ynë është ngulfatur dhe demoralizuar. Dhe duket sikur kanë mbetë pak shpresa dhe tonelata dëshpërim, prandaj, kjo ka ndikuar që nga mëngjesi në mbrëmje nuk dëgjon njeri tek thotë: lum unë për shtetin tim!
...
Kosova, nëse është në rrezik, siç po thuhet, nuk është çiflig që ta mbrojë një njeri, kushdo qoftë ai, kryeministër, president, lider i opozitës, etj.
Udhëheqësit tanë, këtë ligjërim po e përdorin për interesa politike dhe me këtë po duan të mbushin hambarin e tyre politik, për pushtet të mëtutjeshëm.
Duke bërë referenca politike për vetveten, ata duan të mbushin hambarin e tyre politik, të cilin e përdorin nesër për qëllime elektorale.
Historia tregon se veprat e mëdha të njerëzimi, janë vepra të dashurisë dhe jo të urrejtës, janë punë të vërteta dhe jo propagandë, kurse udhëheqësit tanë, tash e sa vite, kanë treguar sa shumë dinë të urrejnë dhe sa pak dinë të duan, dhe po ashtu sa të aftë janë të bëjnë propagandë dhe sa pak punë të vërteta.
Shoqëria shqiptare nuk do të shërohet kurrë, për sa kohë udhëheqësit shqiptarë nuk janë të vërtetë dhe të njerëzishëm dhe për sa kohë ata nuk bëhen ndërtues të unitetit të brendshëm. Derisa sot ata janë faktorë kryesorë të ngatërresave dhe të kaosit të brendshëm politik. Shqiptarët nuk kanë armik më të madh se vetveten. Kjo thënie e Konicës është provuar disa herë në historinë tonë dhe tash është më aktuale se kurrë. Ne të gjithë e dimë se, edhe të bashkuar, jemi të pafuqishëm dhe shumë pak, kurse të ndarë, jemi hiçgjë.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38